Vajza ndez kaminen por flaka merr dhomën, lëndohet vëllai i saj i cili po trajtohet në QKUK

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shtëpi në fshatin Busavatë të Komunës së Kamenicë, pak para mesnate. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, kur vajza e shtëpisë ka ndezur kaminin, por që zjarri ka filluar të depërtojë në ambientin e dhomës.

Si pasojë e flakëve, vëllai i lartë-përmendurës ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe sipas raportit të mjekëve ka djegie të shkallës së parë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm/Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lexo edhe:  13-vjeçari në Serbi ka sulmuar me thikë dhe sëpatë një grua dhe djalin e saj