Aksident i rëndë në Ferizaj, rrotullohet vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Dardani të Komunës së Ferizajt.

Në pamjet e dërguara nga sinjalizuesit e Sinjalit, shihet se vetura e aksidentuar ka devijuar rrugën me ç’rast është rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.

Deri më tani përveç dëmeve materiale, nuk dihet për persona të lënduar.

 

Lexo edhe:  Ramiz Lladrovci i prerë, shkarkon 2 drejtorë