Universiteti i Mitrovicës hap konkurs për bursa për drejtimet që nuk ekszistojnë
Se çka po ndodhë me Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe trajtimi e serioziteti që kanë udhëheqësit e këtij institucioni “akademik” tregon një vendim i fundit nga Këshilli Drejtues.
Beson apo jo, ky organ që konsiderohet më i larti nuk e di e as cilat drejtime funksionojnë në UIBM.
Në mbledhjen e fundit të thirrur nga katër anëtarë me kërkesës të “rektores” Merita Shala, e cila nuk po pranohet nga Ministria e Arsimit, kanë marrë vendim për hapjen e konkursit për bursa.
Por në këtë vendim që e gjeni më poshtë e shihni se aty shkruhet se për bursa mund të aplikojnë edhe studentët e niveli Master në Ekonomik, Jurdik e Edukim, dhe notën mesatare duhet ta kenë 9.
Por në realitet këto drejtime në nivelin Master nuk ekszistojnë fare.
Ky vendim i nxjerrur tregon edhe njëherë seriozitetin nga ky nivel “akademik” që po i bën Universitetin “Isa Boletini” dhe që shumica e tyre nuk janë fare nga Mitrovicë ndërsa e llogarisin vetëm një vend pune.
Ndryshe ky institucion njihet më shumë për skandale se për ndonjë të arritur të madhe.