Kosovarët harxhojnë rreth 30 milionë euro për festën e Vitit të Ri

Krahasuar me vitin e kaluar, numri i familjeve kosovare që festojnë festat e këtij fundviti është rritur për 4 pikë përqindjeje, nga 64% në vitin 2021, në 68% në 2022. 

Sipas matjeve nga UBO Consulting, numri i familjeve kosovare që këto festa nuk i shënojnë për shkaqe ekonomike ka shënuar rritje nga 14% në vitin 2021, në 20% në 2022.

Për më tepër, shpenzimet mesatare të familjeve kosovare nuk dallojnë shumë nga shpenzimet e vitit paraprak, përkundër inflacionit te lartë. Mesatarisht, familjet kosovare kane deklaruar që po shpenzojnë 146 euro për festat e fundvitit 2022, krahasuar me 156 euro në vitin 2021, dhe 139 euro në vitin 2020. Kjo nënkupton që në përgjithësi, familjet kosovare po shpenzojnë mesatarisht 0.2 milionë euro më pak se në fundvitin e 2021-ës, dhe rreth 3.1 milionë euro më pak këtë fundvit se sa në fundvitin e 2020-ës.

Përkundër faktit që inflacioni nuk ka ndikuar shumë në shumën e pergjithshme që familjet shpenzojne për festat e fundvitit, ajo ka reflektuar në mënyrën se si po shpenzojnë. Si rezultat familjet kanë deklaruar se po shpenzojnë më shumë në ushqim (71%) dhe më pak në dhurata, aktivitete tjera lidhur me mbremje muzikore apo ne dekor krahasim me vitet e kaluara.

Inflacioni është një faktor që qëndron pas rritjes së vonesave në blerje të festave këtë vit. Çmimet më të larta për gjithçka nga qiraja deri te ushqimi, kanë bërë që të vonojnë blerjet deri në minutën e fundit.

Lexo edhe:  “Më kanë thanë në Zvicër fol me përqindje se 1 miliard s’janë pare për ata”, shakaja e Kurtit për eksportin