Ndërron jetë biznesmeni kosovar, u plagos para një muajsh në Dujakë të Gjakovës

Pas qëndrimit disa javë në spital, ka ndërruar jetë biznesmeni kosovar Muhamet Juniku, i njohur si Bedi, bëjnë të ditur burimet e IndeksOnline.

Ai u qëllua me armë zjarri rreth një muaji më parë, pasi kishte pasur mosmarrëveshje me dorasin.

Në bazë të raportit të policisë, pas mosmarrëveshjes i akuzuari kishte shtënë drejt viktimës duke e lënë të plagosur.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Vrasja e Triumf Rizës, Enver Sekiraqa kthehet në paraburgim me vendim të Gjykatës së Apelit