Policia e bllokon rrugën para kufirit në Jarinjë

Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugën afër pikës kufitare në Jarinjë.

Gazetari i T7, Genc Godanci, po qëndron atje, prej ku raporton se rruga është bllokuar derisa të merret vendimi për hapjen e kësaj pike kufitare dhe se pastaj rruga do të lëshohet për qarkullim.

Ndryshe, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur sot se pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura.

QKMK njofton se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje.

Lexo edhe:  Gjendet një person i vdekur në një shtëpi në Lipjan, Policia nis hetimet