U shpall në kërkim, raportohet se Akil Gjakova po kthehet në Kosovë për tu dorëzuar në Polici

Akil Gjakova do të dorëzohet tek Policia e Kosovës së shpejti.
“Gazeta Express” mëson se xhudisti kosovar është duke u kthyer në Kosovë për t’u paraqitur në Polici.
Siç dihet, 28-vjeçari u shpall në kërkim ditën e sotme nga Policia e Kosovës, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, duke kërkuar edhe ndihmë nga qytetarët.
Xhudisti nga Peja është i ngarkuar me veprën penale “Dhunë në familje”. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Lexo edhe:  Në Prishtinë e Gjilan bie shi i përzier me baltë, kjo është arsyeja