FOTO\ Hajnat bëjnë kërdi në Skenderaj, pronari shkohet dhe publikon pamje nga gjendja e shtëpisë

Jashar Dajakajt nga fshati Rakinicë i Skenderajt, Ditën e Bajramit hajnat i thyen shtëpinë duke i vjedhur 25 mijë euro.

Po ata nuk u mjaftuan me kaq, me vete i morën edhe stoli ari në vlerë prej mbi 2 mijë euro.

Vjedhja i ndodhi gjatë kohës sa ky bashkë me familjarët e tjerë kishin shkuar tek vajza e tij për të bërë bajram.

Përveç dëmeve në para, këta mbetën të habitur kur panë se hajnat ua kishte dëmtuar edhe televizorin duke e goditur disa here.

Lidhur me rastin ende nuk ka persona të arrestuar.

Lexo edhe:  Babë e bir përfshihen në një përleshje në Pejë, njëri sulmon me shkop dy persona – përfundojnë në Polici