Lajmi i fundit: Aksident i rëndë, vetura e mërgimtarit përplaset pas reshjeve të shiut

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen për Prishtinë.
Vetura me targa ndërkombëtare që besohet të jetë e një mërgimtari është përplasur fortë, shkruan Jepi zë.
Nga pamjet shihet se goma e veturës ka dalur nga vendi i saj, duke u përplasur edhe në mbrojtëset e vendosura në mes të rrugës.
Nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar aksidentin, por besohet të jenë kushtet atmosferike dhe shiu i madh që po bie.
Ende nuk dihet për të lënduar, por në vendin e aksidnetit janë ndalur edhe qytetarë për të ndihmuar të aksidentuarin.
Lexo edhe:  Të hënën mbyllet edhe një nga rrugët kryesore të Prishtinës