U kapën me 47 kilogramë kokainë, arrestohen 5 shqiptarë në Zvicër

Pesë shqiptarë u arrestuan të dielën në Zvicër.

Lajmin e ka bërë të ditur dje Policia Kantonale e Zurichut.

Në njoftim thuhet se ata u kapën në aeroportin e Zurichut, me 47 kilogramë kokainë, gjatë kontrollit të një bagazhi.

Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me Zyrën Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare.

Shqiptarët e prangosur dyshohen për shitberje të drogës.

Bëhet e ditura se të dyshuarit janë të moshës 25  deri në 40 vjeç dhe nuk janë shtetas zviceran.

Pasi u intervistuan nga policia, të njëjtit u përcollën për në Prokurorinë Publike përgjegjese.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë, vdes një person në autostradë në drejtim të Prishtinës