U kapën me 47 kilogramë kokainë, arrestohen 5 shqiptarë në Zvicër
Pesë shqiptarë u arrestuan të dielën në Zvicër.
Lajmin e ka bërë të ditur dje Policia Kantonale e Zurichut.
Në njoftim thuhet se ata u kapën në aeroportin e Zurichut, me 47 kilogramë kokainë, gjatë kontrollit të një bagazhi.
Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me Zyrën Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare.
Shqiptarët e prangosur dyshohen për shitberje të drogës.
Bëhet e ditura se të dyshuarit janë të moshës 25 deri në 40 vjeç dhe nuk janë shtetas zviceran.
Pasi u intervistuan nga policia, të njëjtit u përcollën për në Prokurorinë Publike përgjegjese.