U hakua ditë më parë, faqes së ish-presidentit Thaçi në Facebook i ndryshohet sërish emri

Faqja e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në rrjetin social Facebook,e cila ishte hakuar ditë më parë , sot ka pësuar sërish ndryshime, raporton Gazeta Sinjali.

Faqes i ishte ndryshuar emri nga ‘Hashim Thaçi’ në vetëm ‘Hashim’ e po ashtu ishte ndryshuar edhe fotografia e profilit.

Ndërsa sot emri është rikthyer sërish në atë të plotë dhe në fotografinë e profilit është publikuar fotografia zyrtare.

Lexo edhe:  “Pse ma ke ngacmu gruan, t’i qes trutë”, Polici në Vushtrri kërcënohet me armë nga një 21-vjeçar