Dy kamionë përplasen kokë me kokë në rrugën Gjilan-Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Llabjan të Novobërdës mëngjesin e sotëm.

Dy kamion janë ndeshur me njëri-tjetrin, ndërsa dëmet që shihen në foto duket të jenë të mëdha.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe Autoambulanca.

Rruga Gjilan-Prishtinë është shndërruar në një rrugë vështirë të kalueshme dhe ka kohë që po kritikohet nga kalimtarët.

Lexo edhe:  Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë në Rahovec – njëri pëson lëndime të rënda