Tri vetura përshihen nga zjarri në Gjilan

Tri vetura janë përfshirë nga zjarri në fshatin Pasjak të Gjilanit, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

Ankesa për veturat e djegura u bë nga dy persona.

Zjarrfikësit më pas kanë shuar zjarrin, njoftoi policia në raportin 24-orësh.

Incidenti, të cilin policia e ka klasifikuar si zjarrvënie, ndodhi saktësisht në orën 04:50 të mëngjesit.

Rasti është në procedurë hetimore.

(foto ilustrim)

Lexo edhe:  Vazhdon të bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare