Me pantollona të shkurtër dhe me mjekërr- Fotot e tre sulmuesve të Valon Sylës

Kenan Hasani, Okan Hasani dhe Lum Dervishi të dyshuarit që sulmuan fizikisht gazetarin Valon Syla janë shoqëruar të prangosur për në gjykatë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.

Foto të tre sulmuesve të Valon Sylës ata u paraqiten me pantollona të shkurtër dhe me mjekërr.

 


Seanca ndaj tyre do të mbahet sot me fillim nga ora 10:00.

 

Sylën e kishin përcjellur sulmuesit, derisa ka dalur nga ndërtesa e T7, ku ishte i ftuar në emisionin Pressing, pastaj e kishin ndjekur me veturë dhe para shkallëve të një lokali në Bregun e Diellit e kishin sulmuar.

Lexo edhe:  “Dy vajzat e masakruara, 13 dhe 16 vjeç i gjetëm pas disa ditësh në mal” – Rrëfimi mbi masakrën që tronditi botën