Turp”, nuk u dhimbset uji kosovarëve: Banori në Bardhosh e lë gypin tërë natën duke rrjedhur
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ditë më parë ka nisur një aksion për shkyçjen e borxhlinjve të mëdhenj, e edhe të konsumatorëve ilegalë.
Për pak ditë në terren, janë trajtuar disa raste ku uji i pijshëm keqpërdorej me të madhe, raporton Gazeta Sinjali.
Sot në orët e para të më mëngjesit, një inspektim u krye në fshatin Bardhosh në Prishtinë, ku u identifikuan tri kyçje ilegale.
Po ashtu, KRU “Prishtina” njoftoi se një konsumator po keqpërdorte ujin pamëshirshëm, duke e lënë rrjedhën e ujit tërë natën lëshuar.
“Uji i pijshëm në Bardhosh po shpenzohet pa mëshirë. Tre kyçje ilegale u identifikuan brenda 2 ore, sot.