Mbi dy orë pritjet për të dalë nga Merdarja, tek Dheu i Bardhë 30 minuta

Për ditë me radhë janë rikthyer pritjet në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës sot pritjet më të gjata janë në dalje të Merdares mbi dy orë. Ndërsa pritjet për hyrje janë deri në pesë minuta. Kolonat në Merdarë janë deri në 170 metra në dalje.

Në Dheun e Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 30 minuta, ndërkaq hyrjet deri në pesë minuta. Kolonat në dalje deri në 200 metra.

Kurse, në Jarinje pritjet për të dalë janë deri në 20 minuta.

Lexo edhe:  Ngjarja e rëndë në Skenderaj ku humbi jetën tragjkisht një punëtor – Policia jep detaje