Lajmi i fundit Një person therret me thikë në mes të ditës në qendër të Mitrovicës

Lajmi i fundit Një person therret me thikë në mes të ditës në qendëPara pak çastesh ka ndodhur një rast i rëndë ku një person është therrur me thikë.

Në qendër të qytetit të Mitrovicë, përballë postës, dy persona janë parë duke ndërruar fjalë, më pas ka ndodhur incidenti,shkruan Jepi zë.

Pas pak njëri nga ta ka kërkuar ndihmë sepse kishte marrë plagë nga goditja me thikë që kishte marrë në mes të ditës.

Fatmirësisht intervenimi i ekipit shëndetësorë ishte i menjëhershëm, duke i dhënë ndihmë të plagosurit sepse objekti i QKMF është shumë afër vendit ku ndodhi ngjarja.

Pas marrjes së ndihmës, ky person është dërguar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës për trajtim./ Jepi zë

Lexo edhe:  “Kokën, dorën e djathtë të thyer” – detaje tjera nga rrahja brutale që i bënë vëllezërit Murturi imamit nga Podujeva