Identifikohet i dyshuari për sulmin seksual ndaj të miturës në Prizren, 60-vjeçari përfundon në pranga

Pak ditë më parë Gazeta Sinjali ka raportuar për një rast të sulmit seksual në Prizren, ku viktimë është një vajzë e mitur.

Ajo bashkë me nënën e saj kishte denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se teksa ishte duke shkuar në shkollë, një person i moshës së rritur, i panjohur për të, e kishte përcjellë nga mbrapa. I dyshuari ishte i panjohur dhe ishin marrë veprimet hetimore për identifikimin e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se pas zhvillimit të hetimeve është arritur që i dyshuari të identifikohet dhe i njëjti është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

60-vjeçari është shoqëruar në stacion të Policisë, ku është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin. Ai e ka pranuar se ka ndjekur nga mbrapa, por ka mohuar ta ketë ngacmuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Çfarë kishte deklaruar e mitura në Polici?

Sinjali mëson se ajo bashkë me nënën e saj kanë denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se teksa ishte duke shkuar në shkollë, një person i moshës së rritur, i panjohur për të, e kishte përcjellë nga mbrapa.

Bazuar në dëshminë e viktimës, gjatë rrugës ishin ndalur në një lokacion të caktuar dhe më pas i dyshuari kishte tentuar që t’ia zhvesh pantallonat dhe e kishte prekur në pjesë intime të trupit.

Lexo edhe:  Këta janë babë e bir që u gjendën sot të mbytur pasi i mori rrjedha e lumit nga moti i keq