“Serbi i ra me shati në ballë, ky e nxori armën” – si ndodhi vrasja për të cilën mitrovicasi u dënua me pushkatim

Në qershor të vitit 1982 një ngjarje e rëndë kishte ndodhur në Samadrexhë të Vushtrrisë ku një burrë i fshatit ishte dënuar me ekzekutiv me vdekje për shkak se kishte vrarë një bashkëfshatar të komunitetit serb.

Vëllau i tij, tash e 40 vite kërkon trupin e vëllaut të tij të cilin nuk e ka gjetur kurrë, ndërsa për emisionin “Paradoks me Vehbi Kajtazin” ka rrëfyer siç ka ndodhur ngjarja.

“Vëllau është nisë me shku me marrë pensionin, në Samadrexhë. Edhe aty është kanë një rrugë e hollë e këmbësorëve, tanë i bijshin andej, serbi duke prashitur, një malazez me një serbe dhe tre persona të tjerë me vëllaun. Djali i vëllaut, djali i motrës dhe një kojshi. Edhe vrapon serbi i del përpara dhe i bie me shati, kur i bie, e nxjerr alltinë dhe e vret. Kthehet vjen te shpija, e lajmërojnë prej bashkësisë lokale policinë, vijnë policia, ky largohet pak prej shpije, nuk shkon herën e parë, shkojnë policia, vijnë të dytën herë, atëherë dorëzohet. O mos u dorëzo bre, o s’u lanë juve rahat, hajt more lëna neve, edhe u dorëzu”, tha ai.

Ai ka treguar se edhe tre persona, familjarë ishin arrestuar bashkë me të.

“E qojnë në Vushtrri në stacion, të nesërmen në Mitrovicë e bijnë, të nesërmen i marrin djalin e vëllaut, djalin e motrës dhe komshiun, 2 muaj i mbajnë në burg, dënohet vëllau krye një muaj dite, fëmija në burg. Një Idriz Kosova, ai i ka nxjerrë prej burgut.”, tha ai.

Arsyeja për këtë thotë të ketë qenë vetëm pse vëllau i tij ka përdorur një rrugë.

“Jo, jo veç pse po i bjen udhës.”, tha ai

Lexo edhe:  Humb jetën 56-vjeçarja që u godit nga vetura në rrugën ‘C’