Mot “veror” me temperatura të nxehta

Sot pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 27 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe rajon nesër vazhdon të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Temperaturat në tërë rajonin në rritje progresive.

Të mërkurën edhe më ngrohtë. Temperatura në Kosovë deri në 28 gradë Celsius. Edhe në Shqipëri të mërkurën pritet të mbajë mot stabil dhe i këndshëm veror. Ngjashëm edhe në Maqedoninë Veriore, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi.

Moti pranveror dhe veror do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, por presim ulje të lehta të temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Ekonomistët me kërkesë direkte: Pushteti të lejojë tërheqjen e 30% të TRUST-it