Trotuaret në Vushtrri lyhen tashmë vetëm me ngjyrë të bardhë (FOTO)

Në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Vushtrri një qytetar i kishte lyer trotuaret me ngjyrë të kuqe, kaltër dhe të bardhë.

Lidhur me këtë pati reagime e pakënaqësi meqë thuhej se Komuna e Vushtrrisë i ka lyer ato me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe Rusisë.

Por në një përgjigje për Klan Kosovën, drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Vushtrrisë, Benjamin Shala, bëri të ditur se trotuaret tashmë janë lyer me ngjyrë të bardhë.

Teksa ndërkohë, nga komuna pati sqarime se trotuaret ishin lyer me ngjyrë të kuqe, kaltër dhe të bardhë, pa leje, gjë të cilën e kishte bërë qytetari me inicialet F.D para shtëpisë së tij,

Lexo edhe:  Nis gjykimi ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve, akuzohen për krim të organizuar