Tregim suksesi: Mitrovicasi Ardian Imeri bëhet oficer në policinë gjermane

Sukseset e mitrovicasve që jetojnë e veprojnë në mërgim nuk kanë të ndalur. Ata po korrin suksese e po kanë arritje të larta në fusha të ndryshme shoqërore në shoqëritë ku po jetojnë.

Ardian (Isa) Imeri, është një nga ata. I riu mitrovicas me prejardhje nga Suhodolli e i cili jeton në Gjermani, ka bërë që qyteti i tij të krenohet me to.

Ai prej dje është zyrtarisht oficer i diplomuar në policinë gjermane, shkruan Mitropol.

Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Kiel mund të hasin në policin nga Mitrovica, Ardianin, kurdoherë gjatë shetitjeve në qytet.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Dërgohet pa shenja jete në spital veterani i UÇK-së nga Kaçaniku, dyshohet se pësoi atak kardiak