Sektori publik dje mori 50 euro më shumë rrogë, por sot u dolën edhe 50 tjera

Për shkak të festave, pagat e sektorit publik do të ekzekutohen për kaq ditë më herët

Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar shtesat prej 50 euro për muajin shtator për punëtorët e sektorët publik.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar Ali Sefaj, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë.

“Përshëndetjeje, po dje janë ekzekutuar shtesat prej 50 euro për muajin shtator dhe sot 50 euro për muajin tetor, për punëtoret e administratës”, tha shkurtimisht ai për Paparacin.

Ndryshe, dje ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se edhe sot do të ekzekutohen shtesa për punëtorët e sektorit publik, për muajin shtator.

“Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator”, shkruante ai.

Lexo edhe:  ‘Nuk kisha rrugëdalje tjetër’, flet 19-vjeçarja pasi vrau babanë dhe e varrosi në kasollën e lopës