Tre persona lëndohen në një aksident në rrugën Gjakovë-Klinë, policia jep detaje

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot janë lënduar tre persona në rrugën Gjakovë-Klinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar rastin, teksa bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku tek kodra e Vraniqit (rruga Gjakovë-Klinë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime (lëndime të lehta trupore)”, tha ai.

Ndërsa rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Lexo edhe:  Prishtinë: 26-vjeçari e bën llom të dashurën e tij, e rrah dhe e ngreh zhag për flokësh