Ish-deputet e Vetëvendosjes, ky është babai i Lumbardhit të Big Brother VIP

Kastit të larmishëm sa i përket karaktereve të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova i është shtuar edhe Lumbardh Salihu, i cili me natën e parë kur shprehu haptazi një pëlqim për Albën ka arritur që të bëjë për vete publikun.

Ish-futbollisti dhe modeli, deri pas futjes në shtëpinë më të komentuar në vend nuk ishte një fytyrë shumë e njohur për publikun kosovarë.

Lumi, i cili prej vitesh ka jetuar në Vjenë të Austrisë është djali i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Salihu, i cili, pas ndarjes së partisë, iu bashkëngjit grupit që më vonë u bënë pjesë e  Partisë Socialdemokrate të Kosovës.

Ditët e fundit, Lumbardhi është komentuar mjaft shumë sa i përket trekëndshit të dashurisë të krijuar brenda shtëpisë Lumbardh-Alba-Azem.

Të dy banorët kanë shprehur pëlqim ndaj Albës, e cila deklaroi se ka respekt për Lumin por të cilin nuk mund ta shoh më shumë se shokë.

Lexo edhe:  Artani për Xhulin: Ti je shembulli më i keq, ofendove popullin shqiptar