Aksident i tmerrshëm në magjistralen e Mitrovicës, 5 persona bëhen për spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme në Magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Në një udhëkryq të kësaj magjistraleje në Vushtrri, u përplasën 4 vetura me ç’rast u lënduan 5 persona, shkruan “Jepi zë”.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar rastin për “Jepi zë”.

Ai tha se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, ambulanca ka bartur disa persona të lënduar drejt Emergjencës.

Nga pamjet e siguruara nga “Jepi zë”, shihet se aksidenti ka qenë i rëndë, ku shihej edhe momenti kur tentohej të nxirreshin të lënduarit nga veturat.

Lexo edhe:  Katër të lënduar në aksidentin në Malishevë – Policia jep detaje