Tragjike: Një 50-vjeçare gjendet e vdekur te shtëpia e saj në Obiliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se vendosi t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 50-vjeçare, e cila është gjetur e varur te shtëpia e saj.

Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin, njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të iniciohet rasti ‘Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Dyshime se 11 vjeçarja u abuzua seksualisht edhe nga 6 persona në qershor, nuk u arrestua askush