Krismat alarmojnë Policinë në një dasmë në Burojë të Skenderajt – pronari pranon se shtiu katër herë “për gëzim”, i konfiskohet a*ma

Një dasmë në fshatin Burojë të Skenderajt është shoqëruar me të shtëna mbrëmjen e së hënës, duke bërë që Policia të intervenojë në vendin ku po mbahej ahengu.

Rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 19:20, pasi Policia kishte marrë informacion se në një aheng familjar po dëgjoheshin të shtëna.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i dyshuar është Zeqir Zeqiri rreth 49-vjeç, i cili njëherësh ishte edhe pronari i dasmës.

Me të mbërritur njësitë policore në lokacion, Zeqiri ka pranuar se kishte shtënë katër herë me a*më me gaz, në shenjë gëzimi.

Ai më pas e ka dorëzuar vullnetarisht a*mën, së bashku me një karikator, të cilat janë konfiskuar nga Policia. Në vendin ku dyshohet se janë kryer të shtënat janë gjetur edhe katër gëzhoja.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të amëve” dhe “Përdorim të amës”.

Pas përfundimit të procedurave, 49-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  “Ja u rahatofsha tezet”, “mi rrofsh k****”- Zyrtari kontrovers i Telekomit po e zëvendëson përkohësisht në pozitë kryeshefen ekzekutive