Tragjike: Humb jetën në aksident mërgimtari shqiptar, e zuri gjumi në timon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Kremoneses në Itali, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në komunikacion.

Siç raportojnë mediat italiane, viktima është një 38-vjeçar shqiptar, i cili banonte në Gadesco Pieve Delmona.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur shkaku që shoferi ka humbur kontrollin mbi timon, si pasojë e kotjes së gjumit që përjetoi gjatë kohës kur po voziste.

Përplasja rezultoi fatale duke bërë kështu që viktima të vdes në vendngjarje.

Lexo edhe:  SBASHK: Orët e humbura nuk do të zëvendësohen