E trishtë: Gjendet pa shenja jete aktivisti 32-vjeçar i Vetëvendosjes, dyshohet për vetëvrasje

Një rast i trishtë ka ndodhur sot në mëngjes, në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë, ku u gjet pa shenja jete një 32-vjeçar. I riu Arlind Shala, humbi jetën tragjikisht dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ku i riu u gjet i varur.

Për motive akoma të panjohura, Shala dyshohet se i dha fund jetës në shtëpinë e tij.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”.

Për vdekjen e Shalës kanë reaguar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi i riu ishte aktivist i kësaj partie.

Lexo edhe:  Vrasja e 'Escobar' në Serbi, arrestohen autorët e dyshuar! Njëri u nxorr me shapka rozë nga apartamenti ku fshiheshin, bashkëpunëtore kishin 17-vjeçaren