Tragjike: 18-vjeçari humb jetën në vendin e punës – ishte punëtor i kompanisë Sela Impex

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nikadin të Ferizajt, ku një person ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Gazeta Sinjali merr vesh se bëhet fjalë për një 18 vjeçar i cili ishte punëtor i kompanisë Sela Impex, e cila e ka bazën në Nikadin të Ferizajt.

I riu sipas burimeve të Gazetës Sinjali në Emergjencës është dërguar pa shenja jete. Aty mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në Ferizaj.

“Sot, rreth orës 15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellur pa shenja jete”.

“Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës në njê fabrikê në fshatin Nikadim të Ferizajt”.

“Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore”, thuhet në njoftimin e Policisë për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali e ka kontaktuar edhe kompaninë ferizajase të prodhimit të mobiljeve – nga aty nuk kanë pranuar tash për tash të flasin për rastin duke thënë se “janë të shqetësuar”.

Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili rastin e ka cilësuar si “vdekje e dyshimt”.

Lexo edhe:  Këta janë babë e bir të arrestuar për dallavere në testin për patentë-shoferë