Vdes mërgimtari nga Llausha e Skënderajt: Kishte 30 vite që jetonte në Kanada

Pas një sëmundjeje të shkurtër ka vdekur Blerim Bimbashi nga fshati Llaushë e Skënderajt.

Blerimi ka qenë mërgimtar, ku ka jetuar e vepruar në Kanada mbi 30 vite.

Lajmin e kanë shpërndarë familjarët dhe miqtë e të ndjerit.

Njoftimi i plotë mortor:

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjaret, miqtë dhe gjithë të afërmit tanë, se sot ka ndërruar jetë familjari ynë i ngushtë Blerim (Jusuf) Bimbashi, në moshën 58 vjeçare. Blerimi ka jetuar dhe vepruar në Kanada me familjen e tij mbi 30 vite. Pas një sëmundje të shkurtër sot në mëngjes ka ndërruar jetë.

Varrimi do të bëhet nesër në kohën e drekës në fshatin Llaushë në Skenderaj, ndërsa pritja për ngushëllime do të bëhet në Prishtinë, në “Lagjen e Muhaxherëve” të kompleksi banesor “PIKA”në rrugën “Gazmend Zajmi” nga dita e hënë.

Të pikëlluar familja Bimbashi.”

Lexo edhe:  E turpshme: Sheshi i qytetit të Mitrovicës i mbuluar nga mbeturinat