Drenicasi kërkon mbeshtetjen e mërgimtarëve të zgjedhet kuvendar në një qytet të Sllovenisë

Egzon Shabani nga Kozhica e Skënderajt po garon për Asamblenë Komunale në qytetin e Nova Goricës në Slloveni.

Drenicasi Shabani ka kërkuar nga shqiptarët që jetojnë atje, ta përkrahin partinë SDS me numër 5 dhe atë me numër 18.

Ai premton që të jetë zëri i tyre në institucionet që dalin pas zgjedhjeve në shtetin e Sllovenisë.

Familja e Egzonit njihet si familje e madhe dhe e  respektuar në fshatin e prejardhjes së tij, ndërsa ai vlerësohet si një djalë punëtor dhe i përgatitur profesionalisht.

Lexo edhe:  10 vite burg për personin që vrau Elvis Mekajn, nëna e të ndjerit: Djalin nuk ma mbyti Kushtrimi por Gjykata