Mërgimtari ndihmon me 5 metra dru dy familje skamnore në Mitrovicë

Dimri nuk do t’i gjejë pa asnjë dru për ngrohje dy familje skamnore në Mitrovicë.

Kjo pasi një mërgimtar ka blerë 5 metra dru për dy familje, nga 2.5 metra, shkruan “Jepi zë”.

Organizata “Bereqeti” ka njoftuar se i janë dorëzuar drutë dy familjeve.

Njoftimi i plotë:
Sot, Bereqeti dega- Mitrovicë ndihmojë dy familje skamnore me nga 2.5 m dru.
Falenderojmë donatorin, një bashkatdhetar, i cili në këtë ditë të ftohta të dimrit, deshi të ndihmojë dy familje.
Bamirës, Zoti ju shpërbleftë.
Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, janë të mirëseardhur.

Lexo edhe:  Vazhdon ikja e madhe nga Kosova edhe të qytetarëve të punësuar: Zyrtarja komunale e Skenderajt bashkë me fëmijet niset për mërgim