Tragjedia në Lipjan: Ky është 22-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lipjan, ku gjatë një përleshjeje mes pesë personave u përdorën edhe armë zjarri. Si pasojë një 22-vjeçar ndërroi jetë në spital pasi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra, ndërsa dy të tjerë, përfshirë një kalimtar rasti, kanë mbetur të plagosur.

Sinjali mëson se i riu që ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, është Dardan Gashi. Sipas informacioneve të para gjithçka ka ndodhur në kafenenën ‘Check In’, ku pas një zënke lidhur me disa vajza, të rinjtë kanë filluar të rrahën mes vete.

Dy të dyshuarit, Gazmend Selimi dhe Muhamet Gashi, menjëherë pas ngjarjes janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore janë vënë në kërkim të dy të dyshuarve, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm deri në momentin që fajësia e tyre provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Zhvillimet dramatike në Veri, Vuçiq i drejtohet popullit!