Tragjedia në Kosovë, katërvjeçari tentoi t’i merrte lodrat në dërrasat sipër bunarit [VIDEO]

Katërvjeçari i cili vdiq paraditen e kësaj të enjtje në një fshat të Ferizajt, thuhet se po lozte në oborrin e dajve të tij, ndërsa për disa momente ai kishte tentuar t’i merrte lodrat e tij të vendosura sipër bunarit.

Siç mëson Klan Kosova, dërrasat të cilat ishin të vendosura mbi bunar, nuk e mbronë fare fëmijën ku si pasojë ai ra në pus dhe tragjikisht është nxjerrë pa shenja jete.

Lexo edhe:  Një metër dru po shitet deri në 65 euro, qytetarët ankohen për çmimin dhe mashtrimet në matje