Qytetarët vazhdojnë ta rrezikojnë jetën duke kaluar rrugën në Veternik

Nuk janë të rralla aksidentet fatale në Veternik të Prishtinës.

Shumë qytetarë duke e kaluar rrugën afër ‘Albi Mall’ kanë gjetur vdekjen pasi u goditen nga veturat.

E edhe pas shumë aksidenteve, qytetarët nuk po mbushen mend.

Ata po vazhdojnë ta kalojnë rrugën në mënyrën e njëjtë, duke rrezikuar jetën e tyre. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot ku një qytetarë ka shpëtuar për ‘një fije floku’.

Ndonëse është përmendur disa herë mundësia e ndërtimit të një mbikalimi në këtë vend, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Lexo edhe:  Grabiten para në një pompë derivatesh në Lipjan