Tragjedia në familjen Qenaj, varroset 8-vjeçari që e mbyti freza!

Me lot në sy, familja e shoqëria e 8-vjeçarit, Eris Qenaj, i dhanë lamtumirën e fundit vogëlushit të dielën.

Ai vdiq një ditë më parë, pasi ra në frezën e traktorit që po e ngiste djali i axhës së tij, vetëm 3 vjet më i madh.

Atë dhe djalin tjetër të axhës, 17 vjeçar, Erisi po i shoqëronte derisa ata punonin arën në Romajë të Hasit në Prizren të shtunën, njofton Klan Kosova.

Për shkak të ngjarjes, ndihmë mjekësore mori edhe i mituri që po voziste mjetin e punës.

Vogëlushi po vijonte mësimin në klasën e tretë në shkollën ‘Bajram Curri’ të Romajës.

Lexo edhe:  Serbia nuk i liron 3 policët, caktohet masa e paraburgimit