Shtohen patullimet e Policisë në disa rrugë të Prishtinës

Janë shpeshtuar patrullimet e pjestarëve të Policisë së Kosovës në rrugën “Luan Haradinaj” e “Rexhep Luci” si dhe në zonat përreth.

Një njoftim zyrtarë nuk ka, por vlenë të rikujtohet se këto patullime në këto rrugë u shpeshtuan pas rastit tragjik të mbrëmjes që shkoi.

Kjo pas një përleshjeje fizike mes dy grupeve kriminale të udhëhequra nga i kërkuari i FBI-së, Dukagjin Nikollaj si dhe Andi Pajaziti i njohur me nofkën ‘Italiani’ – ngjarje kjo e cila e la një të vdekur dhe 17 të lënduar.

Lexo edhe:  Aksident me fatalitet në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, humb jetën një person