Tragjedi në plazhin e Ulqinit, mbytet një 12-vjeçar nga Prizreni

Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur të mërkurën më 3 gusht rreth orës 15:00 në plazhin e madh në Ulqin. Rasti është raportuar tek sot nga mediat malazeze.

Pas mbërritjes në vendngjarje, ekipi mjekësor i urgjencës ka tentuar reanimimin, por pa rezultat.

Sipas Vijesti, djali ka qenë në plazh me vëllain dhe kunatën, por askush nuk e ka vërejtur që ai po mbytej në ujë.

Ai është nxjerrë në breg nga një turist tjetër nga Kosova, i cili më vonë e ka vërejtur se fëmija po notonte në mënyrë të panatyrshme.

Lexo edhe:  Hajni i pulave nga Vitia dënohet me 4 muaj burg dhe 150 euro gjobë