Tmerrohet familja nga Gjilani: 46-vjeçarja paralajmëron vetëvrasje, e shpëton mrekullisht një i afërm

Numri i madh i rasteve të tentim vetëvrasjeve gjithandej vendit është mjaft shqetësues. Pothuajse çdo ditë, qytetarë të moshave të ndryshme tentojnë të vetëvriten përmes formave të ndryshme. Familjet ato që përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste, shpesh janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe sot, në fshatin Malishevë të Gjilanit, ku një 46-vjeçare paralajmëroi se do t’i jap fund jetës, duke u hedhur në bunarin që ndodhej në oborr. Mesazhi i viktimës e shqetësoi tejmase një të afërm të saj, i cili arriti ta ndalojë para se ta kryer këtë akt.

I shokuar ai njoftoi Emergjencën dhe Policinë, me ç’rast njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të kuptuar informacione e para për rastin

Burimet thonë se viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Tentim vetëvrasje”.

Lexo edhe:  Arrestohet një grua në Gjakovë, e goditi me elektroshok një grua tjetër