E dhimbshme: 81-vjeçari në Prishtinë gjendet i vdekur, dyshohet se u rrëzua nga katër metra lartësi

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një familje në kryeqytet, ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para është rrëzuar nga një lartësi prej disa metrash.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë. Sinjali mëson se viktima ka qenë duke punuar në një lartësi, në momentin kur është rrëzuar dhe fatkeqësisht nuk iu ka bërë ballë plagëve të marra.

Lidhur me rastin, sipas të njëjtave burime Policia ka marrë deklaratat e disa dëshmitarëve, teksa trupi i pajetë është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” dhe trupi është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Adem Jashari para 34 viteve ishte pjesë e tubimit për pajtimin e gjaqeve te Verrat e Llukës