Gjendet një person i vdekur në një shtëpi në Lipjan, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës, ku një person është gjetur pa shenja jete në Lipjan.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se trupi i pajetë i viktimës [gjinia mashkullore], është gjetur në afrsi të një shtëpie të pabanuar e cila ishte përfshirë nga zjarri.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të pabanuar e cila ishte përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Ky është serbi i arrestuar në veri, ishte i armatosur deri në dhëmbë