Hyri në Kosovë për t’iu bashkuar dhunës, Policia arreston veteranin serb që luftoi në Koshare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sonte se menjëherë pas hyrjes në Kosovë për t’iu bashkuar trazirave të dhunshme në veri të Kosovës, veterani i ushtrisë serbe, Sinisha Jevtic është arrestuar.

Sveçla tha se ai ishte shoqëruar në kufirin e Kosovës nga deputeti ultra-nacionalist serb Erak Strahinja, nga një parti pro-ruse e ekstremit të djathtë.

Sipas tij, i prangosuri në luftën e Kosovës ka luftuar edhe në Koshare.

“Ai shfaq me krenari medaljet nga Kasapi i Ballkanit, Millosheviq. Para se të vinte në Kosovë, Jevtic shpërndau trakte duke u kërkuar veteranëve që të mobilizohen për “çlirimin përfundimtar të tokës së shenjtë”, duke iu referuar Kosovës”, shkroi ai në Twitter.

“Të dielën në mbrëmje, ai u pa në video me një grup njerëzish, përfshirë Strahinjën, duke kënduar këngë nacionaliste serbe duke pretenduar se Kosova është e tyre. Jevtic identifikohet si serb dhe rus, duke mbështetur hapur agresionin e Rusisë kundër Ukrainës me simbolin “Z””, tha ai.

Sipas tij, ky simbol ishte grafituar në makinat e Policisë, KFOR-it dhe mediave që mbulonin turmat e dhunshme në veri.

“Para se të vinte në Kosovë, Jevtic shpërndau mesazhe duke bërë thirrje për sulme ndaj KFOR-it dhe Policisë”.

Lexo edhe:  Lugati sonte merr surprizën e jetës, po bëhet baba për herë të dytë