Mitrovicasja që po bën krenare krejt Kosovën – me punën si shefe e hetimeve në policinë e Norvegjisë

Fadije Brahimi nga Mitrovica jeton dhe vepron në shtetin e Norvegjisë.

Ajo ka arritur suksese të mëdha në shtetin norvegjez ku jeton tash e 32 vite, duke u bërë shqiptarja e parë që përfundon universitetin 3 vjeçar për police, që është shkolla më e lartë policore në botë.

Fadija, 40 vjeçare, ka marrë grada të larta në policinë norvegjeze, duke u bërë shefe e hetimeve. Tashmë ajo është njëra nga policet më të rëndësishme në institucionin ku punon.

Përveç saj, tash në universitetin ku edukohen policët e rinj në Norvegji, kanë filluar të studiojnë edhe gra të tjera shqiptare.

Lexo edhe:  Raporti i plotë i policëve për rastin e 18-vjeçarit në Podujevë bie ndesh me raportin 24-orësh