Ridvan Berisha ftohet nga policia për intervistim

Ish-gazetari i RTK-së, Ritvan Berisha, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook se nesër pritet të intervistohet nga Policia.

Berisha ka thënë se nuk di shumë hollësi por ka lënë të kuptohet se mund të lidhet me punën e tij 21 vjeçare në RTK.

“Nesër në ora 9:00, do të intervistohem (nuk e di në çfarë cilësie) nga policia, togeri Reshat, nuk di shumë hollësi. E di një gjo, që asnjëherë për 21 vjet që isha në RTK, nuk kam pasur të drejt të nënshkruaj kontrata me askë, për asgjë! E as me një tip regjisori Ekrem Sopi”

Berisha i është drejtuar edhe drejtorit të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj duke thënë se nuk mundi ta shantazhojë sa ishte ushtrues detyre.

“Shkumbin Ahmetxhekaj nuk ia ke arritur të më shantazhosh për sa kohë që ishe U.D. Tash, përballu, mos ik si tizarë që je, trego si i konsumove veprat penale (Hollesitë, përse, do r’i shihni të faktuara në ditët në vijim në mediumin që e menaxhoj), kush ndikoi, kush ishte një person i njohur publik, që ju e përdorët, për të ndikuar te prokuroria, që ndaj jush të mos konfirmohet aktakuza për keqpërdorim…! Do të flasim me emra e mbiemra…”

Tutje Berisha i është drejtuar me një mesazh presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti.

Lexo edhe:  Municion i dyshimtë në Mitrovicë, KFOR ndërhynë në asgjësim të sigurt