Deçan: Pronari i barnatores del të marrë ushqim në furrë, hajni i hyn dhe ia ‘avullon’ mbi 1 mijë euro

Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Një rast i tillë ka ndodhur sot në fshatin Carrabreg i Epërm të Deçanit dhe cak kësaj radhe ishte një barnatore bujqësore.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për pak minuta, kur i dyshuari shfrytëzoi kohën derisa pronari u largua nga lokali, me ç’rast arriti të hyjë dhe të vjedh mbi 1200 euro. I dyshuari u kap mat derisa po largohej nga barnatorja, por fatkeqësisht pronari nuk arriti ta ndalojë.

Përballë kësaj situate, viktima denoncoi rastin në Polici, ku rrëfeu se si ndodhi ngjarja në pikë të ditës. Si rezultat i denoncimit, Policia u aktivizua dhe arrestoi personin e dyshuar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se ndaj të dyshuarit është lëshuar urdhër për ndalim prej 48 orësh për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Lexo edhe:  Latifi përfshihet sërish në debatin për shaminë: Kjo është historia tragjike e çikave të Kosovës