Tërmet në Kosovë

Në orët e mëngjesit të sotëm janë ndjerë lëkundje toke në disa komuna në Kosovë.

Bazuar në matjet e raportuara, magnituda e tërmetit ka qenë në 3 shkallë të rihterit, raporton 02Press.com

Epiqendra e tërmetit besohet të ketë qenë në veri të vendit.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet e qytetarëve të cilët pohuan se kanë ndjerë dridhjet e tokës.

Lexo edhe:  “Të vras”, “E han plumbin” | Çifti në Vushtrri e kërcënojnë njëri – tjetrin pasi burri tha se do ta marrë edhe një grua