Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Nata dhe mëngjesi do të jenë mjaft të freskëta, ndërsa dita e ngrohtë dhe stabile. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 24 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Nëpër disa lugina do të ketë mjegull sidomos orëve të hershme të mëngjesit.

E diela do të jetë një ditë edhe më i nxehtë dhe me diell, megjithatë një front krejtësisht i dobët afrohet orëve të vonshme të mbrëmjes. Gjatë natës në Kosovë shtim i vranësirave dhe ndonjë rigë e izoluar shiu. Përkohësisht do të ketë erëra deri diku të fuqishme nga veriu. Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore fronti rrallëkund do të ndjehet. Do të vazhdojë mot kryesisht me diell e ndonjë rrebesh ose rigë natën vetëm në disa vise malore.

Të hënën pak më freskët për shkak të frontit të dobët, por pa reshje atmosferike. Nga e marta më ngrohtë./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Serbia kërcënon sërish: Ushtria jonë është në gatishmëri të lartë luftarake përgjatë kufirit me Kosovën